Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 267, DATË 15.4.2010 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË MANDATIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DEUTSCHE BANK AG, LONDON E J.P. MORGAN SECURITIES, LTD, SI MENAXHERË BASHKËDREJTUES, PËR TRANSAKSIONIN E EMETIMIT TË EUROBONDIT, DERI NË 400 MILIONË EURO, DHE MIRATIMIN E DOKUMENTEVE TË TJERA TË TRANSAKSIONIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10336, datë 21 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10336
Data e miratimit
21 tetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 141, 22 tetor 2010
Hyn në fuqi
22 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 141, datë 2010-10-22

LIGJ

Nr.10 336, datë 21.10.2010

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 267, DATË 15.4.2010 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË MANDATIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DEUTSCHE BANK AG, LONDON E J.P. MORGAN SECURITIES, LTD, SI MENAXHERË BASHKËDREJTUES, PËR TRANSAKSIONIN E EMETIMIT TË EUROBONDIT, DERI NË 400 MILIONË EURO, DHE MIRATIMIN E DOKUMENTEVE TË TJERA TË TRANSAKSIONIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pikat 1 e 2, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në skedulin 5 të aneksit B, me titull “Marrëveshje e Agjencisë Fiskale”, përkufizimi i “Fraksionit përkatës, që i bashkëlidhet ligjit nr. 10 267, datë 15.4.2010 “Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P. Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të Eurobondit, deri në 400 milionë euro, dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit”, të ndryshuar, nënndarjet “iii” dhe “iv” ndryshohen si më poshtë:

“iii) Për çdo çështje të ndryshme nga votimi për një çështje që kërkon unanimitet ose një rezolutë të jashtëzakonshme për një çështje të rezervuar, njëzet e pesë për qind;

iv) Për votimin për ndonjë rezolutë të jashtëzakonshme për çështje të rezervuar, shtatëdhjetë e pesë për qind;”.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.