Ligj

PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 083, DATË 23.2.2009 “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE AVN AG, STATKRAFT AS DHE DEVOLL HYDROPOWER, SHA, SI BASHKËKONCESIONARË PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 10337, datë 21 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10337
Data e miratimit
21 tetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 154, 24 nëntor 2010
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2010-11-24

LIGJ

Nr.10 337, datë 21.10.2010

PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 083, DATË 23.2.2009 “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE AVN AG, STATKRAFT AS DHE DEVOLL HYDROPOWER, SHA, SI BASHKËKONCESIONARË PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në titull e kudo në ligj fjalët “AVN AG” zëvendësohen me fjalët “EVN AG”.

Neni 2

Miratohet shtesa e 1-rë e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 3

Miratohet ndreqja e mospërputhjeve ndërmjet përkthimit shqip të publikuar të kontratës së koncesionit dhe versionit anglisht të kësaj kontrate, të nënshkruar nga palët, si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.