PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10343, datë 28 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10343
- Data e miratimit
- 28 tetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 159, 3 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2010-12-03
LIGJ
Nr.10 343, datë 28.10.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR
TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen shtesat
dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 4, në fund të shkronjës “gj” shtohen fjalët “si dhe të ardhurat nga lojërat e fatit”.”
Neni 2
Në nenin 9 pika 2, pas fjalëve “të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale”
shtohen fjalët “të ardhurat nga lojërat e fatit”.
Neni 3
Në nenin 12/3 pika 1, shkronja “ç” shfuqizohet.
Neni 4
Neni 13 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 13
Deklarata individuale vjetore e te ardhurave
1. Tatimpaguesit individë rezidentë apo të vetëpunësuarit rezidentë, sipas nenit 12 të këtij
ligji, që realizojnë të ardhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, dorëzojnë deklaratën vjetore të
të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason
periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi.
2. Përjashtohen nga detyrimi për plotësim të deklaratës vjetore të të ardhurave:
a) tatimpaguesit individë, të cilët gjatë një viti realizojnë të ardhura vjetore jo më shumë se
200 000 lekë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.