PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10365, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10365
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 179, 31 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2010-12-31
LIGJ
Nr.10 365, datë 16.12.2010
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shtojca 1 që i bashkëlidhet ligjit nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6838, datë 5.1.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
SHTOJCA NR.1
MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Kodi NK | Përshkrimi | Shkalla tatimore
I | KAFE |
09 01 11 00 09 01 12 00 | Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 30 lekë/kg
09 01 21 00 09 01 22 00 | Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 140 lekë/kg
09 01 90 | Lëkura dhe lëvoret e kafesë. Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe | 50 lekë/kg
21 01 11 21 01 12 | Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.) | 250 lekë/kg
II | BIRRË, VERË, ALKOOL DHE PIJE ALKOOLIKE |
22 03 | Birrë e bërë nga malto - nga prodhues vendas e të huaj me sasi < = 200 000 hektolitër/vit - nga prodhues vendas e të huaj me sasi > 200 000 hektolitër/vit | 30 lekë/litri 40 lekë/litri
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.