Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 "PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10361, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10361
Data e miratimit
16 dhjetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 179, 31 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
15 janar 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2010-12-31

LIGJ

Nr.10 361, datë 16.12.2010

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 “PËR SHËRBIMIN POSTAR

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8530, datë 23.9.1999 “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhet kjo shtesë:

Neni 1

Në nenin 8, pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. Operatori publik postar ka të drejtë të hapë llogari rrjedh ëse dhe depozitë pa interes

pranë Bankës së Shqipërisë. Afatet dhe kushtet për hapjen dhe funksionimin e llogarisë e të

depozitës do të përcaktohen në marrëveshjen përkatëse, lidhur ndërmjet operatorit publik postar

dhe Bankës së Shqipërisë.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6834, datë 5.1.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.