Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10363, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10363
Data e miratimit
16 dhjetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 181, 31 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
15 janar 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2010-12-31

LIGJ

Nr.10 363, datë 16.12.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995

“PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e sht uar”, të ndryshuar, bëhen

ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:

Neni 1

Neni 25/2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 25/2

Ambalazhet dhe materialet e barnave

Furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve, që përdoren për prod himin dhe konfeksionimin e

barnave, është furnizim i përjashtuar.”.

Neni 2

Neni 30 “Shkalla tatimore” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 30

Shkalla tatimore

1. TVSH-ja zbatohet në masën 20 për qind, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohet

ndryshe.

2. Furnizimi i barnave dhe i shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike

dhe private, është furnizim i tatueshëm, me shkallën tatimore 10 për qind.”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Ngarkohet Ministri i Financave për nxjerrjen e udhëzimeve për mallrat e importuara ose të

blera para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por që rezultojnë gjendje deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.