Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10364, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10364
Data e miratimit
16 dhjetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 179, 31 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
15 janar 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2010-12-31

LIGJ

Nr.10 364, datë 16.12.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8/1 “Të ardhura të përjashtuara”, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

“8. Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve.”.

Neni 2

Në fund të nenit 20 “Shpenzime të njohura” shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Shpenzimet e sigurimit të jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve nga punëdhënësi konsiderohen si shpenzime të njohura.”.

Neni 3

Neni 25 “Rezervat speciale për bankat dhe shoqëritë e sigurimit” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 25

Rezervat speciale për bankat dhe shoqëritë e sigurimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.