PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 "PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE", TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10362, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10362
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 179, 31 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2010-12-31
LIGJ
Nr.10 362, datë 16.12.2010
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pika 35/1 ndryshohet si më poshtë:
“35/1. Shkëmbimi, shitja dhe blerja e energjisë elektrike, në kuptim të këtij ligji, është marrëdhënia juridike ndërmjet palëve, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil.”.
Neni 2
Në nenin 8 pika 2, shkronja “l” ndryshohet si më poshtë:
“l) miraton rregullat dhe procedurat, sipas të cilave bëhen shkëmbimi, blerja dhe shitja e energjisë elektrike nga dhe te furnizuesit/tregtarët vendas dhe të huaj.”.
Neni 3
Neni 51 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 51
Matja e energjisë elektrike të furnizuar
1. Energjia elektrike, e përdorur nga klienti, lexohet dhe faturohet sipas regjistrimeve të aparateve matëse.
2. Instalimi i aparateve matëse të energjisë elektrike bëhet në përputhje me Kodin e Matjes të energjisë elektrike, të miratuar nga ERE-ja.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.