Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9695, DATË 19.3.2007 "PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT"

Ligji nr. 10358, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10358
Data e miratimit
16 dhjetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 27 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
11 janar 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2010-12-27

LIGJ

Nr.10 358, datë 16.12.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9695, DATË 19.3.2007 “PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9695, datë 19.3.2007 “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 5 pika 3, pas fjalës “përfaqësues” shtohen fjalët “të nivelit të mesëm ose të lartë drejtues, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin civil”.

Neni 2

Neni 7 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 7

Të ardhurat e Komitetit

1. Burimet e financimit të Komitetit janë:

a) Buxheti i Shtetit;

b) dhuratat, trashëgimitë dhe donacionet publike;

c) financime të tjera të ligjshme, të marra nga burime të ndryshme.

2. Tarifa për shërbimet, ndarja e të ardhurave, kriteret e procedurat e administrimit dhe të shpërndarjes së të ardhurave përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë e të Ministrit të Financave.”.

Neni 3

Në nenin 8 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në shkronjën “ii” të pikës 1, fjalët “6-mujore” zëvendësohen me fjalët “3-mujore”.

2. Fjalia e dytë e pikës 2 riformulohet si më poshtë:

“Kur vihen re shkelje të detyrimeve ligjore në procedurën e birësimit, kryetari i Komitetit i propozon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.