PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 "PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE", TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10366, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10366
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 179, 31 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2010-12-31
LIGJ
Nr.10 366, datë 16.12.2010
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Nivelet tarifore të disa artikujve, të përcaktuar në lidhjen nr. 1 të ligjit nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, ndryshojnë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ndalohet importimi në Republikën e Shqipërisë i mbeturinave urbane me kod doganor 38251000, llumrave të ujërave të zeza me kod doganor 38252000 dhe mbeturinave klinike me kode doganore 38253000, 38254100 dhe 38254900.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6839, datë 5.1.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
ANEKSI 1
Kodi NK 2010 | Përshkrimi | Tarifa ishte (%) | Tarifa bëhet (%)
02062200 | Mëlçi | 10 | 5
02063000 | Prej derri, i freskët apo i ftohur | 10 | 5
02064100 | Mëlçitë | 10 | 5
02064900 | Të tjera | 10 | 5
07081000 | Bizele (Pisum sativum) (nga 1 qershori deri 31 gusht) | 15 | 10
08061090 | Të tjera (nga 1 janari deri 14 korrik) | 10 | 5
08061090 | Të tjera (nga 1 nëntori deri 31 dhjetor) | 10 | 5
09041100 | As i bluar as i grirë | 15 | 10
09042030 | Të tjera | 15 | 10
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.