Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013, “Për sistemin e pagesave”
Ligji nr. 102/2026, datë 9 tetor 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 102/2026
- Data e miratimit
- 9 tetor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
LIGJ
Nr. 102/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 133/2013,
“PËR SISTEMIN E PAGESAVE”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 133/2013, “Për sistemin e pagesave” bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Shkronjat “k” dhe “l”, të nenit 5 ndryshohen, si më poshtë:
“k) “Institucion” nënkupton:
i. një institucion krediti sipas përkufizimit në pikën 13/2, të nenit 5, të ligjit nr.
55/2020, “Për shërbimet e pagesave”, të ndryshuar;
ii. një subjekt që kryen veprimtari bankare ose financiare, përfshirë shërbime
pagesash, ushtrimi i veprimtarisë së të cilit rregullohet me ligj të veçantë;
iii. Bankën e Shqipërisë dhe banka qendrore të huaja;
iv. një shoqëri komisionere, veprimtaria e së cilës rregullohet sipas legjislacionit
për tregjet e kapitalit;
v. autoritetet publike dhe subjektet, detyrimet e të cilave janë të garantuara me
fonde publike; ose
vi. institucionet e kreditit ose shoqëritë komisionere të huaja, të rregulluara në
mënyrë të ngjashme me institucionet në nënndarjet “i” dhe “iv” të kësaj shkronje,
kur institucionet në nënndarjet “i” deri në “vi” të kësaj shkronje marrin pjesë në një
sistem pagesash dhe janë përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve financiare që
rrjedhin nga urdhrat e transfertave brenda këtij sistemi;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.