Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025, “Për markat tregtare”
Ligji nr. 104/2026, datë 9 tetor 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 104/2026
- Data e miratimit
- 9 tetor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
LIGJ
Nr. 104/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 52/2025,
“PËR MARKAT TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 52/2025, “Për markat tregtare” bëhen ndryshimet dhe shtesat e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 34 shtohen pikat 35, 36 dhe 37 me këtë përmbajtje:
“35. “Kërkesë për regjistrimin e markës tregtare të Bashkimit Evropian” është
kërkesa për regjistrimin e shenjës si markë tregtare të Bashkimit Evropian, që
depozitohet në përputhje me dispozitat e Rregullores për Markën Tregtare të
Bashkimit Evropian.
36. “Markë tregtare e Bashkimit Evropian” është marka tregtare sipas
përkufizimit të nenit 1, pika 1, të Rregullores për Markën Tregtare të Bashkimit
Evropian.
37. “Rregullorja për Markën Tregtare të Bashkimit Evropian” është Rregullorja
(BE) 2017/1001 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 14 qershor 2017, për
Markën Tregtare të Bashkimit Evropian, së bashku me ndryshimet e saj.”.
Neni 2
Në nenin 8, pika 1, shkronjat: “g”, gj”, “h” dhe “i” ndryshohen si më poshtë:
“g) përjashtohet nga regjistrimi:
i. sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë ose marrëveshjeve
ndërkombëtare që kanë fuqi në Republikën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë
mbrojtjen e emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografikë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.