Për ratifikimin e memorandumit për garancitë ligjore dhe juridike kundër përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale
Ligji nr. 10371, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10371
- Data e miratimit
- 10 shkurt 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 10 shkurt 2011
- Hyn në fuqi
- 25 shkurt 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2011-02-10
LIGJ
Nr.10 371, datë 10.2.2011
PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT PËR GARANCITË LIGJORE DHE JURIDIKE
KUNDËR PËRPUNIMIT TË PALIGJSHËM TË TË DHËNAVE PERSONALE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet memorandumi për garancitë ligjore dhe juridike kundër përpunimit të paligjshëm të të
dhënave personale, bërë në Kishinjev më 31 tetor 2008.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6899, datë 22.2.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
MEMORANDUM
PËR GARANCITË LIGJORE DHE GJYQËSORE KUNDËR PËRPUNIMIT TË PALIGJSHËM TË TË
DHËNAVE PERSONALE
Chisinau, 31 tetor 2008
Shtetet anëtare të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore, nënshkruese të këtij
Memorandumi,
duke marrë në konsideratë Konventën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
të datës 4 nëntor 1950, Konventën për mbrojtjen e indivi dëve në lidhje me përpunimin automatik të të
dhënave personale, të datës 28 janar 1981, protokollin shtesë të Konventës për mbrojtjen e individëve mbi
përpunimin automatik të të dhënave personale në lidhje me autoritetet mbikëqyrëse dhe fluksin e të
dhënave ndërkufitare, të datës 8 nëntor 2001;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.