Për krijimin e shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a
Ligji nr. 10376, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10376
- Data e miratimit
- 10 shkurt 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 2 mars 2011
- Hyn në fuqi
- 17 mars 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2011-03-02
LIGJ
Nr.10 376, datë 10.2.2011
PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË “NXITJA E BIZNESIT SOCIAL”, SHA
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës dhe të nenit 105 të ligjit nr.9901, datë
14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni l
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt krijimin e shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a.
Neni 2
Qëllimi
Fusha e veprimtarisë së shoqërisë është zhvillimi i qëndrueshëm ekon omik dhe social nëpërmjet
nxitjes së zhvillimit të biznesit social, të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv, në nivel kombëtar.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Biznesi social” është biznesi që adreson një problem social dhe mjedisor, ku fitimi i realizuar nuk
shpërndahet, por riinvestohet në përmirësimin e veprimtarisë brenda biznesit social ose në biznese të tjera
sociale;
b) “Statuti” është akti ku parashikohen rregullat e funksionimit të brendshëm të shoqërisë, të hartuara
në mbështetje dhe për zbatim të këtij ligji, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave;
c) “Donator” janë të gjithë individët dhe institucionet kombëtare e ndërkombëtare, publike apo
private, që financojnë projekte për t’u zbatuar nga shoqëria “Nxitja e biznesit social”, sh.a.
Neni 4
Statusi juridik
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.