Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8750, datë 26.3.2001 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”

Ligji nr. 10375, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10375
Data e miratimit
10 shkurt 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 2 mars 2011
Hyn në fuqi
17 mars 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2011-03-02

LIGJ

Nr.10 375, datë 10.2.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8750, DATË 26.3.2001

“PËR PARANDALIMIN DHE LUFTËN NDAJ TRAFIKUT TË SUBSTANCAVE NARKOTIKE OSE

PSIKOTROPE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8750, datë 26.3.2001 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike

ose psikotrope”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 paragrafi i dytë dhe kudo në ligj fjalët “Ministri i Rendit Publik” zëvendësohen me fjalët

“ministri përgjegjës për rendin publik”.

Neni 2

Në nenet 17 dhe 18 fjalët “me nenin 40 të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit””

zëvendësohen me fjalët “me dispozitat e ligjit nr.9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit””.

Neni 3

Pas nenit 28 shtohet neni 28/a me këtë përmbajtje:

“Neni 28/a

Institucioni që kryen ekspertimin, pas përfundimit të ekspertimit të substancës narkotike ose

psikotrope, së bashku me aktin e ekspertimit i dërgon organit procedues që ka kërkuar ekspertimin edhe

mostrën e ekspertuar.

Rregulla më të hollësishme për afatet, procedurën dhe mënyrën e dërgimit të substancave narkotike

ose psikotrope të ekspertuara përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit që ka në varësi institucionin

që kryen ekspertimin dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.