Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar

Ligji nr. 10374, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10374
Data e miratimit
10 shkurt 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 2 mars 2011
Hyn në fuqi
17 mars 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2011-03-02

LIGJ

Nr.10 374, datë 10.2.2011

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8580, DATË 17.2.2000 “PËR PARTITË

POLITIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 9 paragrafi i parë, në fjalinë e dytë, pas fjalëve “emri i kryetarit” shtohen fjalët “numri i

anëtarëve themelues”.

Neni 2

Në nenin 10, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Partia politike regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 000 anëtarë themelues.

Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të

Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe duhet të përmbajë, për çdo anëtar themelues:

a) emrin dhe mbiemrin;

b) numrin personal;

c) vendbanimin.

Në vendimin e regjistrimit të partisë politike, gjykata tregon edhe numrin e anëtarëve themelues.”.

Neni 3

Në nenin 11, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:

“ç) burimet fillestare të financimit dhe numrin e anëtarëve themelues.”.

Neni 4

Pas nenit 15 shtohen nenet 15/1 dhe 15/2, si pjesë përbërëse e kreut III “Mjetet financiare dhe

materiale të partive”, me këtë përmbajtje:

“Neni 15/1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.