Për një shtesë në ligjin nr.7767, datë 9.11.1993 “Për aderimin në konventën “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”
Ligji nr. 10373, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10373
- Data e miratimit
- 10 shkurt 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 10 shkurt 2011
- Hyn në fuqi
- 25 shkurt 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2011-02-10
LIGJ
Nr.10 373, datë 10.2.2011
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7767, DATË 9.11.1993 “PËR ADERIMIN NË KONVENTËN “PËR ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 12 pika 1 shkronja “b” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7767, datë 9.11.1993 “Për aderimin në konventën “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave””, shtohet neni 2 me këtë përmbajtje:
“Neni 2
Pranimin nga Republika e Shqipërisë të ndryshimit të nenit 20 paragrafi 1 të konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”, i cili përcakton se Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (Komiteti CEDAW) duhet të mblidhet normalisht çdo vit, me qëllim shqyrtimin e raporteve të paraqitura në përputhje me nenin 18 të kësaj konvente.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6901, datë 22.2.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Kombet e Bashkuara Asambleja e Përgjithshme
A/RES/49/164 Shpërndarja: E përgjithshme
Datë: 23 dhjetor 1994
Origjinali: Anglisht
Sesioni i dyzetenëntë
Pika 97 e rendit të ditës
REZOLUTA TË MIRATUARA NGA ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.