Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet qeverive të vendeve pjesëmarrëse të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) për bashkëpunimin në ndihmën dhe përgjigjen ndaj emergjencave të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe në protokollin shtesë të saj
Ligji nr. 10372, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10372
- Data e miratimit
- 10 shkurt 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 10 shkurt 2011
- Hyn në fuqi
- 25 shkurt 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2011-02-10
LIGJ
Nr.10 372, datë 10.2.2011
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN NDËRMJET QEVERIVE TË VENDEVE PJESËMARRËSE TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË DETIT TË ZI (BEDZ) PËR BASHKËPUNIMIN NË NDIHMËN DHE PËRGJIGJEN NDAJ EMERGJENCAVE TË FATKEQËSIVE NATYRORE OSE TË SHKAKTUARA NGA NJERIU DHE NË PROTOKOLLIN SHTESË TË SAJ
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen ndërmjet qeverive të vendeve pjesëmarrëse të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) për bashkëpunimin në ndihmën dhe përgjigjen ndaj emergjencave të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, bërë më 15 prill 1998, dhe në protokollin shtesë të saj, bërë më 20 tetor 2005.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6900, datë 22.2.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
MIDIS QEVERIVE TË VENDEVE PJESËMARRËSE TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË DETIT TË ZI (BEDZ) MBI BASHKËPUNIMIN NË NDIHMËN DHE PËRGJIGJEN NDAJ SITUATAVE EMERGJENTE NË FUSHËN E FATKEQËSIVE NATYRORE DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA DORA E NJERIUT
Qeveritë, palë në këtë Marrëveshje, të referuara si “palë”,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.