Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së ndihmës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”

Ligji nr. 10369, datë 10 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10369
Data e miratimit
10 shkurt 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 10 shkurt 2011
Hyn në fuqi
25 shkurt 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2011-02-10

LIGJ

Nr.10 369, datë 10.2.2011

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË NDIHMËS NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË

BASHKUARA TË AMERIKËS PËR QEVERISJEN ME DREJTËSI DHE NË MËNYRË

DEMOKRATIKE, INVESTIMIN NË NJERËZ DHE RRITJEN EKONOMIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e ndihmës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë

demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6897, datë 22.2.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir

Topi

Marrëveshje e ndihmës së USAID-it nr.182-AOAG-10-001-000

MARRËVESHJE NDIHME

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË SHTETEV E TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR QEVERISJEN ME DREJTËSI

DHE MËNYRË DEMOKRATIKE, INVESTIMIN NË NJERËZ DHE RRITJEN EKONOMIKE

Datë 30 shtator 2010

Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron ndërmjet Ministrisë së

Financave (këtu më poshtë referuar si “Marrësi i grantit”) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.