PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR SIGURINË BËRTHAMORE”
Ligji nr. 10380, datë 24 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10380
- Data e miratimit
- 24 shkurt 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 21 mars 2011
- Hyn në fuqi
- 5 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2011-03-21
LIGJ
Nr.10 380, datë 24.2.2011
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR SIGURINË
BËRTHAMORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për sigurinë bërthamore”, sipas tekstit
bashkëlidhur.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6917, datë 8.3.2011 të Presidentit të Republ ikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
KONVENTA
PËR SIGURINË BËRTHAMORE
Preambula
Palët kontraktuese:
i) të ndërgjegjshme për rëndësinë ndaj komunitetit ndërkombëtar të garancisë që përdorimi i
energjisë bërthamore të jetë i sigurt, i mirorganizuar dhe pa ndikime mjedisore;
ii) duke riafirmuar nevojën e vazhdimit të nxitjes së një niveli të lartë të sigurisë bërthamore
në shkallë ndërkombëtare;
iii) duke riafirmuar që përgjegjësia për sigurinë bërthamore qëndron mbi shtetin që ka
juridiksionin për instalimin bërthamor;
iv) duke dëshiruar promovimin e një kulture efektive të sigurisë bërthamore;
v) të ndërgjegjshme që aksidentet e instalimeve bërthamore kanë potencial për ndikime
ndërkufitare;
vi) duke pasur parasysh Konventën për mbrojtjen fizike të materialit bërthamor (1971),
Konventën për njoftimin e shpejtë të një aksidenti bërthamor (1986) dhe Konventën për ndihmë në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.