Ligj

Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit pë Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride

Ligji nr. 97/2024, datë 12 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
97/2024
Data e miratimit
12 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 167, 1 tetor 2024
Hyn në fuqi
16 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 167, datë 2024-10-01

LIGJ

Nr. 97/2024

PËR RATIFIKIMIN E LETRËS SË PJESËMARRJES SË KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E

MIRËKUPTIMIT PËR QENDRËN EVROPIANE TË EKSELENCËS KUNDËR

KËRCËNIMEVE HIBRIDE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet

letra e pjesëmarrjes së Këshillit

të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në

memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride,

sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.9.2024.

Shpallur me dekretin nr. 346, datë 27.9.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT

PËR QENDRËN EVROPIANE TË EKSELENCËS KUNDËR KËRCËNIMEVE HIBRIDE

Nënshkruesit e këtij Memorandumi të Mirëkuptimit (në vijim referuar si “Pjesëmarrësit”);

duke pasur parasysh Komunikimin e Përbashkët të Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë në

Parlamentin Evropian, dhe Këshillin “Korniza e përbashkët për luftën kundër kërcënimeve hibride, një

reagim i Bashkimit Evropian”, i vendosur në Bruksel më 6 prill 2016, në të cilën Shtetet Anëtare të

Bashkimit Evropian (“BE”) të marrin në konsideratë krijimin e një Qendre Ekselence “kundër

kërcënimeve hibride”;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.