Ligj

PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Ligji nr. 10385, datë 24 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 17 maj 2018.

Numri
10385
Data e miratimit
24 shkurt 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 25 mars 2011
Hyn në fuqi
9 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2011-03-25

LIGJ

Nr.10 385, datë 24.2.2011

PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Kuptimi i ndërmjetësimit

1. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e

një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një

zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

2. Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e

pavarur, që ushtrohet në përputhje me këtë ligj dhe nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë.

3. Ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë

zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ndërmjetësimi, sipas këtij ligji, zbatohet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të

parashikuara nga pikat 2 dhe 3 të këtij neni, në çdo kohë që pa lët në konflikt, me vullnetin e tyre

të lirë, kërkojnë dhe pranojnë ndërmjetësimin si alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes,

pavarësisht nëse mosmarrëveshja është paraqitur përpara organit të përcaktuar nga ligji për

zgjidhjen e saj. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në ato raste kur gjykata, apo organi përkatës

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 maj 2018 · 26/2018 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10385, DATË 24.2.2011, “PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.