Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR”

Ligji nr. 10378, datë 24 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10378
Data e miratimit
24 shkurt 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 21 mars 2011
Hyn në fuqi
5 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2011-03-21

LIGJ

Nr.10 378, datë 24.2.2011

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për

transferimin e personave të dënuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6915, datë 8.3.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS MBI

TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR

Republika e Shqipërisë dhe Mbretëria e Belgjikës,

të interesuara për nxitjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy ja

shteteve dhe në veçanti forcimin e bashkëpunimit ligjor;

me dëshirën për të zgjidhur me marrëveshje të përbashkët çështjet në lidhje me transferimin e

personave të dënuar, duke respektuar ndërkohë parimet themelore të të drejtave të njeriut të pranuara

botërisht;

me dëshirën për të lejuar personat e dënuar të vuajnë periudhën e tyre të burgimit në vendin e

të cilit janë shtetas, me qëllim lehtësimin e riintegrimit të tyre social;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.