Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E BASHKUAR “PËR SIGURINË E MENAXHIMIT TË LËNDËS DJEGËSE TË KONSUMUAR DHE PËR SIGURINË E MENAXHIMIT TË MBETJEVE RADIOAKTIVE”

Ligji nr. 10379, datë 24 shkurt 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10379
Data e miratimit
24 shkurt 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 21 mars 2011
Hyn në fuqi
5 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2011-03-21

LIGJ

Nr.10 379, datë 24.2.2011

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E BASHKUAR “PËR SIGURINË E MENAXHIMIT TË LËNDËS DJEGËSE TË KONSUMUAR DHE PËR SIGURINË E MENAXHIMIT TË MBETJEVE RADIOAKTIVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën e bashkuar “Për sigurinë e menaxhimit të lëndës djegëse të konsumuar dhe për sigurinë e menaxhimit të mbetjeve radioaktive”, sipas tekstit bashkëlidhur.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6916, datë 8.3.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTA E BASHKUAR

PËR SIGURINË E MENAXHIMIT TË LËNDËS DJEGËSE TË KONSUMUAR DHE SIGURINË E MENAXHIMIT TË MBETJEVE RADIOAKTIVE

Preambula

Palët kontraktuese:

i) duke pranuar se funksionimi i reaktorëve bërthamorë gjeneron lëndë djegëse të konsumuar dhe mbetje radioaktive dhe që aplikime të tjera të teknologjive bërthamore gjenerojnë gjithashtu mbetje radioaktive;

ii) duke pranuar se të njëjtat objektiva sigurie zbatohen si për menaxhimin e lëndës djegëse të konsumuar, edhe për mbetjet radioaktive;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.