PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9917, DATË 19.5.2008 “PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”
Ligji nr. 10391, datë 3 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10391
- Data e miratimit
- 3 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 31 mars 2011
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2011-03-31
LIGJ
Nr.10 391, datë 3.3.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9917, DATË 19.5.2008 “PËR
PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të
terrorizmit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesa si më poshtë:
1. Pika 10 ndryshohet si më poshtë:
“10. “Personat e ekspozuar politikisht” janë personat, të cilët janë të detyruar të bëjnë
deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe
kontrollin e pasurive, të detyr imeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, me
përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, sipas përcaktimeve të legjislacionit
për shërbimin civil. Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione
të rëndësishme në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, politikanë
të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të lartë të kompanive
shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike.”.
2. Në pikën 12 shkronjat “a” dhe “b”, fjalët” “shumicën e” zëvendësohen me fjalët “të paktën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.