PËR PLEHRAT E PËRDORIMIT PËR BIMËSINË
Ligji nr. 10390, datë 3 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10390
- Data e miratimit
- 3 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 31 mars 2011
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2011-03-31
LIGJ
Nr.10 390, datë 3.3.2011
PËR PLEHRAT E PËRDORIMIT PËR BIMËSINË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
1. Vlerësimin e plehrave.
2. Përcaktimin e tipave të plehrave, që përdoren në Republikën e Shqipërisë.
3. Kontrollin e prodhimit, të paketimit, të etiketimit, të transportit, të magazinimit dhe të vendosjes në treg të plehrave.
4. Përcaktimin e detyrimit për regjistrimin e plehrave që nuk kanë emërtimin “EC Fertilizers”.
5. Organizimin dhe funksionimin e strukturave përgjegjëse.
Neni 2
Objektivat
Objektivat e këtij ligji janë:
1. Të mbështesë rritjen e prodhimtarisë në bujqësi.
2. Të mundësojë drejtimin e kontrollin e prodhimit dhe vendosjen në treg të plehrave.
3. Të ndihmojë në ruajtjen e jetës dhe të shëndetit të njerëzve e të kafshëve dhe në mbrojtjen e konsumatorit.
4. Të ndihmojë ruajtjen e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Pleh” është çdo substancë që përmban elemente ushqyese, funksioni kryesor i së cilës është sigurimi i ushqimit për bimët.
2. “Tipat e plehrave” janë plehrat që i përkasin grupimeve kryesore të plehrave, si minerale, organike, organo-minerale dhe nënndarjeve të çdo grupi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.