PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9126, DATË 29.7.2003 “PËR PËRDORIMIN CIVIL TË LËNDËVE PLASËSE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 10388, datë 3 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10388
- Data e miratimit
- 3 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 31 mars 2011
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2011-03-31
LIGJ
Nr.10 388, datë 3.3.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9126, DATË 29.7.2003 “PËR PËRDORIMIN CIVIL TË LËNDËVE PLASËSE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9126, datë 29.7.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në titullin e ligjit, pas fjalëve “lëndëve plasëse” shtohen fjalët “dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë”.
Neni 2
Në nenin 1, pas fjalëve “mënyrën e tregtimit” shtohen fjalët “si dhe regjistrimin e gjurmimin”.
Neni 3
Në nenin 2, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Dispozitat e këtij ligji, të cilat rregullojnë prodhimin, importin, eksportin dhe magazinimin e lëndëve plasëse për përdorim civil, zbatohen edhe për prodhimin, importin, eksportin dhe magazinimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë.
Nuk zbatohen, për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrë, dispozitat e këtij ligji për regjistrimin, gjurmimin, transferimin dhe përdorimin e lëndëve plasëse për përdorim civil.”.
Neni 4
Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 2, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.