Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË EUROPËS PËR ZYRËN E KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË DHE STATUSIN E SAJ LIGJOR

Ligji nr. 10387, datë 3 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10387
Data e miratimit
3 mars 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 25 mars 2011
Hyn në fuqi
9 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2011-03-25

LIGJ

Nr.10 387, datë 3.3.2011

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË EUROPËS PËR ZYRËN E KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË DHE STATUSIN E SAJ LIGJOR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Europës për zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë dhe statusin e saj ligjor.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6929, datë 18.3.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË EUROPËS LIDHUR ME ZYRËN E KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË DHE STATUSIN E SAJ LIGJOR

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Europës (më poshtë të quajtur “Palë”);

nisur nga rezoluta CM/Res (2010) mbi statusin e zyrave të Këshillit të Europës, miratuar nga Komiteti i Ministrave më 7 korrik 2010;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.