Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për finacimin e projektit "Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë"

Ligji nr. 96/2024, datë 12 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
96/2024
Data e miratimit
12 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 168, 3 tetor 2024
Hyn në fuqi
18 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2024-10-03

LIGJ

Nr. 96/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËSI) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “NJË HUA PËR POLITIKA PUBLIKE PËR TË MBËSHTETUR AFTËSINË PËRTËRITËSE DHE ZHVILLIMIN E GJELBËR TË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.9.2024.

Shpallur me dekretin nr. 345, datë 27.9.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

MARRËVESHJA NR. CAL 1028 01 F

MARRËVESHJE PËR LINJË KREDIE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, HUAMARRËSI, DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM, HUADHËNËSI, PËR NJË HUA PËR POLITIKA PUBLIKE PËR TË MBËSHTETUR AFTËSINË PËRTËRITËSE DHE ZHVILLIMIN E GJELBËR TË SHQIPËRISË

Tabela e përmbajtjes

1. PËRKUFIZIMET DHE INTERPRETIMI

1.1 Përkufizimet

1.2 Interpretimi

2. LINJA E KREDISË, QËLLIMI DHE KUSHTET E PËRDORIMIT

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.