Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË NATO-S PËR MIRËMBAJTJEN DHE FURNIZIMIN (NAMSA), PËR DEMONTIMIN E MUNICIONEVE”

Ligji nr. 10386, datë 3 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10386
Data e miratimit
3 mars 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 25 mars 2011
Hyn në fuqi
9 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2011-03-25

LIGJ

Nr.10 386, datë 3.3.2011

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË NATO-S PËR MIRËMBAJTJEN DHE FURNIZIMIN (NAMSA), PËR DEMONTIMIN E MUNICIONEVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin (NAMSA), për demontimin e municioneve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6928, datë 18.3.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

NATO-ja e paklasifikuar

SA NO ALB-001

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË SË NATO-S PËR FURNIZIMIN DHE MIRËMBAJTJEN (NAMSA), MBI DEMONTIMIN E MUNICIONEVE

1. Hyrje

1.1. Duke marrë në konsideratë misionin që i është besuar NAMSA-s, sipas neneve 5, 6 dhe 37 të Kartës së NAMSO-s dhe direktivave të zbatueshme të NAMSO-s dhe rregulloreve të NAMSA-s, kjo Marrëveshje përcakton modalitetet sipas të cilave NAMSA duhet të ofrojë shërbime dhe/ose prokurojë mallra në emër të NATO-s.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.