Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9668, DATË 18.12.2006 “PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI”

Ligji nr. 10389, datë 3 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10389
Data e miratimit
3 mars 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 31 mars 2011
Hyn në fuqi
15 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2011-03-31

LIGJ

Nr.10 389, datë 3.3.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9668, DATË 18.12.2006 “PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9668, datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 14 ndryshohet si më poshtë:

“14. “Emigrant i rikthyer” është shtetasi shqiptar i rikthyer në Republikën e Shqipërisë, për t'u larguar përsëri ose jo, pasi ka kaluar të paktën një vit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të tillë janë edhe refugjatët e riatdhesuar, me dëshirë apo me detyrim, viktimat e trafikimit, fëmijët e pashoqëruar, të burgosurit e luftës, si dhe anëtarët e familjes së tyre. Emigrant i rikthyer është dhe shtetasi shqiptar i rikthyer me dëshirë apo detyrim nga vendet pritëse në Republikën e Shqipërisë, për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit e të kushteve për hyrjen, praninë apo qëndrimin e rregullt në shtetet pritëse, në zbatim të marrëveshjeve të ripranimit, si dhe anëtarët e familjes së tyre.”.

2. Pika 16 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.