PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 186, DATË 5.11.2009 “PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”
Ligji nr. 10395, datë 10 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10395
- Data e miratimit
- 10 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 7 prill 2011
- Hyn në fuqi
- 22 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2011-04-07
LIGJ
Nr.10 395, datë 10.3.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 186, DATË 5.11.2009 “PËR
RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME
PËRPARËSI TURIZMIN”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 186, datë 5.11.2009 “Për rregullimin e pronësi së mbi truallin shtetëror në
zonat me përparësi turizmin”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 të kreut I bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi ekzistues numërtohet pika “1”.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:
“2. Personat e stimuluar, që kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga
marrëveshja e qirasë dhe e zhvillimit, në rast se nuk paraqesin interes për ndryshimin e pronësisë
së truallit, nuk u nënshtrohen procedurave të parashikuara në këtë ligj.”.
Neni 2
Në nenin 5 të kreut II bëhet shtesa e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “dh” të pikës 1 shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për detyrimet nga marrëveshja e
qirasë.”.
Neni 3
Në nenin 14, pika 6 hiqet.
Neni 4
Pas nenit 15 të kreut III shtohet neni 15/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 15/1
1. Për personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi, që nuk
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.