Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë së eksportit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria për financimin e përmirësimit të departamentit të Neurokirurgjisë për Spitalin Universitar “Nënë Tereza””
Ligji nr. 10393, datë 10 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10393
- Data e miratimit
- 10 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 31 mars 2011
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2011-03-31
LIGJ
Nr.10 393, datë 10.3.2011
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË SË EKSPORTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA PËR FINANCIMIN E PËRMIRËSIMIT TË DEPARTAMENTIT TË NEUROKIRURGJISË PËR SPITALIN UNIVERSITAR “NËNË TEREZA””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së eksportit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria për financimin e përmirësimit të Departamentit të Neurokirurgjisë për Spitalin Universitar “Nënë Tereza””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6935, datë 23.3.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE KREDIE EKSPORTI
Hua e butë nr.230.916 për një shumë prej 7,100,000 euro e datës…… ……2010 e lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësuar nga Ministria e Financave (si “Huamarrësi”) dhe UniCredit Bank Austria AG (si “Huadhënësi”) në lidhje me financimin e përmirësimit të Departamentit Neurokirurgjikal të spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.