Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR LIGJIN E ZBATUESHËM PËR DETYRIMET USHQIMORE”

Ligji nr. 10397, datë 17 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10397
Data e miratimit
17 mars 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 7 prill 2011
Hyn në fuqi
22 prill 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2011-04-07

LIGJ

Nr.10 397, datë 17.3.2011

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR LIGJIN E

ZBATUESHËM PËR DETYRIMET USHQIMORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën “Për ligjin e zbatue shëm për detyrimet

ushqimore”, bërë në Hagë më 2 tetor 1973.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6959, datë 4.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTA

MBI LIGJIN E ZBATUESHËM PËR DETYRIMET USHQIMORE

(LIDHUR MË 2 TETOR 1973)

Shtetet nënshkruese të kësaj Konvente,

me dëshirën për të vendosur dispozita të përbashkëta në lidhje me ligjin e zbatueshëm

për detyrimet ushqimore ndaj të rriturve;

me dëshirën për të bashkërenduar këto dispozita dhe ato të Konventës së 24 tetorit 1956

mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore ndaj fëmijëve;

kanë vendosur të lidhin këtë Konve ntë për këtë qëllim dhe kanë rënë dakord për

dispozitat e mëposhtme.

KAPITULLI I

FUSHA E VEPRIMIT TË KONVENTËS

Neni 1

Kjo Konventë zbatohet për detyri met ushqimore që rrjedhin nga një marrëdhënie

familjare, prindërore, martesore apo lidhje tjetër jogjaku, duk e përfshirë edhe një detyrim

ushqimor ndaj një të mituri të lindur jashtë martese.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.