Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës federale të gjermanisë për transportin detar”
Ligji nr. 10396, datë 17 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10396
- Data e miratimit
- 17 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 7 prill 2011
- Hyn në fuqi
- 22 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2011-04-07
LIGJ
Nr.10 396, datë 17.3.2011
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR TRANSPORTIN DETAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për transportin detar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6958, datë 4.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBI TRANSPORTIN DETAR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë,
me dëshirën dhe interesin e përbashkët dypalësh për krijimin e një baze ligjore të vazhdueshme për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke tregtare nëpërmjet transportit detar, për të siguruar zhvillimin e tregtisë së lirë dhe rritjen e nivelit të mundësive të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë;
të ndërgjegjshëm për faktin se shkëmbimi dypalësh i mallrave duhet të shoqërohet nga shkëmbimi efektiv i shërbimeve, i cili bazohet në parimin e konkurrencës;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.