PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005 “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10399, datë 17 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10399
- Data e miratimit
- 17 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 7 prill 2011
- Hyn në fuqi
- 22 prill 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2011-04-07
LIGJ
Nr.10 399, datë 17.3.2011
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005
“PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. “Ndihmë ekonomike” është mbështetja, në para, që u jepet familjeve dhe individëve
në nevojë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.”.
b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. “Përfitime në natyrë” është mbështetja në mallra ushqimor e dhe të përdorimit të
përditshëm e në veshmbathje, që u jepen familjeve dhe individëve në nevojë, sipas përcaktimeve
të bëra në këtë ligj.”.
c) Në pikën 7, fjalët “shpërndarjen e ndihmës ekonomike” zëvendësohen me
fjalët “dokumentacionin e aplikantëve për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe pagesës së
aftësisë së kufizuar”.
ç) Në fjalinë e dytë të pikës 13, pas fjalës “/fizike” shtohen fjalët “të verbrit”.
d) Pas pikës 23 shtohen pikat 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30 dhe 31 me këtë përmbajtje:
“24. “Paraplegjik” është çdo person që vuan nga paraliza e dy anësive të poshtme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.