Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023, "Për qeverisjen elektronike"

Ligji nr. 100/2024, datë 12 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
100/2024
Data e miratimit
12 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 168, 3 tetor 2024
Hyn në fuqi
18 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2024-10-03

LIGJ

Nr. 100/2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2023,

“PËR QEVERISJEN ELEKTRONIKE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 37 ndryshohet si më poshtë:

“37.“Shërbim publik elektronik” është produkti që u ofrohet nga institucionet e administratës

shtetërore, institucione të pavarura dhe të qeverisjes vendore, brenda juridiksionit të tyre, personave

fizikë dhe juridikë në bazë të kërkesave të tyre dhe që rezulton në një përgjigje të formave të ndryshme,

si: certifikatë, licencë, leje, vërtetim etj., nga institucioni përgjegjës i parashikuar në ligj.”.

2. Pas pikës 46 shtohet pika 47 me këtë përmbajtje:

“47.“Riinxhinerim” është procesi që synon thjeshtëzimin e procedurave administrative të

nevojshme për përfitimin e një shërbimi, të dokumentacionit përkatës apo të proceseve të tjera të

lidhura me lëvrimin e shërbimit edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit.”.

Në shkronjën “c”, të nenit 8 shkurtesa “BCC” bëhet “BC” dhe shkurtesa “DRC” bëhet “DR”.

Neni 2

Neni 3

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

1. Në shkronjën “ç” fjalët “në të cilën shërbimet dhe sistemet nuk mund të jenë funksionale;”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.