Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10404, datë 24 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10404
Data e miratimit
24 mars 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 26 prill 2011
Hyn në fuqi
11 maj 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2011-04-26

LIGJ

Nr.10 404, datë 24.3.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8976, DATË 12.12.2002 “PËR

AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 21, pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

“2. Akciza e pagueshme për mallrat e akcizës, të përshkruara në shtojcën 1 të këtij ligji,

llogaritet në përputhje me nenet 22 e 23 të këtij ligji, përveç mallrave të detyruara për t'u pajisur

me pulla akcize ose me kod sigurie (më poshtë referuar “Pulla fiskale”), sipas neneve 24/1, 24/2 e

25 të tij.

3. Akciza e pagueshme për mallrat e akcizës që kërkojnë pulla fiskale, sipas neneve 24/1,

24/2 e 25 të këtij ligji, llogaritet në përputhje me nenet 26, 27 e 28 të tij.”.

Neni 2

Titulli i kreut IV ndryshohet si më poshtë:

“KËRKESAT E PËRGJITHSHME PËR MALLRA TË AKCIZËS QË KËRKOJNË

PULLA FISKALE”.

Neni 3

Pas nenit 24 shtohen nenet 24/1 dhe 24/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 24/1

1. Pajisen me pullë akcize produktet e treguara në shtojcën 1 ( Mallrat e tatueshme me

akcizë në Republikën e Shqipërisë), pjesa II (birrë, verë, alkool dhe pije alkoolike) dhe pjesa III

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.