PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, PËR KORRIGJIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE EVAZIONIT FISKAL, PËR TAKSAT MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN”, NËNSHKRUAR MË 6 PRILL 2010 NË BERLIN
Ligji nr. 10403, datë 24 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10403
- Data e miratimit
- 24 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 52, 5 maj 2011
- Hyn në fuqi
- 20 maj 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 52, datë 2011-05-05
LIGJ
Nr.10 403, datë 24.3.2011
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH,
PËR KORRIGJIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË
DYFISHTË DHE EVAZIONIT FISKAL, PËR TAKSAT MBI TË ARDHURAT DHE MBI
KAPITALIN”, NËNSHKRUAR MË 6 PRILL 2010 NË BERLIN
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja, me shkëmbim notash, për korrigjimin e marrëveshjes ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për shmangien e tatimit të
dyfishtë dhe evazionit fiskal, në lidhje me taksat mbi të ardhu rat dhe mbi kapitalin”, nënshkruar
më 6 prill 2010 në Berlin.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6967, datë 12.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.