PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHPËRBLIMEVE
Ligji nr. 10405, datë 24 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10405
- Data e miratimit
- 24 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 42, 22 prill 2011
- Hyn në fuqi
- 7 maj 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2011-04-22
LIGJ
Nr.10 405, datë 24.3.2011
PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHPËRBLIMEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton kompetencat në fushën e pagave dhe të shpërbl imeve të punës në
Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Kompetencat në caktimin e pagës
Në Republikën e Shqipërisë kanë kompetencë për caktimin e pagës, sipas përkatësisë:
a) Kuvendi;
b) Këshilli i Ministrave;
c) këshilli i qarkut, këshilli bashkiak, këshilli komunal;
ç) organet kolegjiale drejtuese të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore,
shoqërive aksionare dhe të institucioneve të tjera publike;
d) personat e tjerë, juridikë a fizikë, vendas ose të huaj, sipas legjislacionit përkatës.
Neni 3
Kompetencat e Kuvendit
Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, miraton:
a) pagën e Presidentit;
b) raportet e pagave të funksionarëve të lartë shtetërorë, të institucioneve kushtetuese dhe
të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj;
c) strukturën e pagës për në punësit/punonjësit e administratës publike, qendrore dhe
vendore.
Neni 4
Kompetencat e Këshillit të Ministrave
1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.