PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10410, datë 31 mars 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10410
- Data e miratimit
- 31 mars 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 26 prill 2011
- Hyn në fuqi
- 11 maj 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2011-04-26
LIGJ
Nr.10 410, datë 31.3.2011
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 20 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 20
Pulla e kontrollit të barnave
1. Të gjitha barnat, që prodhohen në vend, me destinacion tregun shqiptar, si dhe barnat, që importohen nga jashtë, me destinacion tregun vendas, duhet të kenë detyrimisht të aplikuar në paketim pullën e kontrollit të barnave. Elementet e pullës së kontrollit të barnave, si dhe procedurat e prodhimit, të shpërndarjes e të monitorimit përcaktohen në dispozitat e ligjit nr. 10 381, datë 24.2.2011 “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.” për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”, të këtij ligji, si dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.