Për disa ndryshime në ligjin nr.9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2006”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 2/2006, datë 27 nëntor 2006, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 2/2006
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 138
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 138
AKTNORMATIV
Nr.2, datë 27.11.2006
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9464, DATË 28.12.2005 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2006”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutes, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2006”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti i Shtetit, për vitin 2006, është:
Të ardhurat 229 932 milionë lekë;
Shpenzimet 266 951 milionë lekë;
Deficiti 37019 milionë lekë.
Buxheti i Shtetit përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 2
A. Fondi i konsoliduar, për vitin 2006, është:
Të ardhurat 192 632 milionë lekë;
Shpenzimet 229 651 milionë lekë;
Deficiti 37 019 milionë lekë;
Fondi i konsoliduar përbëhet:
A.1 Buxheti qendror:
Të ardhurat 181 532 milionë lekë;
Shpenzimet 218 551 milionë lekë;
A.2 Buxheti i pushtetit vendor:
Të ardhurat 23 100 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 8 300 milionë lekë;
Granti për investime nga buxheti qendror 3 700 milionë lekë;
Shpenzimet 23 100 milionë lekë.”.
Neni 3
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 6
Të ardhurat e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 6 000 milionë lekë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.