Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016, "Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë"

Ligji nr. 101/2024, datë 12 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
101/2024
Data e miratimit
12 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 167, 1 tetor 2024
Hyn në fuqi
16 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 167, datë 2024-10-01

LIGJ

Nr. 101/2024

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 43/2016, “PËR MARRËVESHJET

NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 25 të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” pas

pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Në rastet kur mënyra e zbatimit të detyrimeve të palës shqiptare në nivel të brendshëm nuk është

rregulluar nga vetë marrëveshja bazë apo marrëveshjet zbatuese dhe as nuk buron nga tërësia e

rregullimeve të legjislacionit në fuqi, rregullat për mënyrën e zbatimit të këtyre detyrimeve për palën

shqiptare përcaktohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave ose me udhëzim të titullarit të

institucionit zbatues të marrëveshjes, në varësi të përmbajtjes së çështjes që do të rregullohet.” .

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.9.2024.

Shpallur me dekretin nr. 347, datë 27.9.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.