Ligj

Ligj Nr.10416 Dt.07.04.2011

Ligji nr. 10416, datë 7 prill 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10416
Data e miratimit
7 prill 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 31 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
15 janar 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2011-12-31

LIGJ

Nr.10 416, datë 7.4.2011

PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR*

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për sigurimin e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor, mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit. Ky ligj përcakton:

a) kushtet për prodhimin, përgatitjen për tregtim, tregtimin, përfshirë importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor:

i) të bimëve bujqësore, të cilat përfshijnë drithërat, foragjeret, patatet, panxharin, bimët e vajit e të fibrave, perimet, pemët drufrutore, hardhitë, humulusit, bimët eterovajore dhe medicinale të kultivuara;**

ii) të bimëve dekorative;

iii) të bimëve pyjore;

b) detyrimet e personave të angazhuar në prodhimin, përgatitjen për treg, tregtimin, importimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor;

c) kërkesat për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe mënyrat për të garantuar standardet e tij;

ç)  rregullat për regjistrimin e varieteteve të bimëve në Katalogun Kombëtar, në vazhdim KK, mirëmbajtjen e tyre dhe për provën përkatëse të varieteteve të bimëve për t’u regjistruar në të;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.