Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10415, datë 7 prill 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10415
Data e miratimit
7 prill 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 3 maj 2011
Hyn në fuqi
18 maj 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2011-05-03

LIGJ

Nr.10 415, datë 7.4.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e  Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 41 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 41

Identifikimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare

pa u regjistruar

1. Kur administrata tatimore identifikon persona, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, atyre u mbyllet veprimtaria dhe u konfiskohen të gjitha materialet, sipas nenit 121 të këtij ligji.

2. Në rast se një person ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve, i pajisur me leje/licencë/autorizim profesional, por nuk e ka regjistruar veprimtarinë në QKR, përveç konfiskimit të materialeve, administrata tatimore u propozon strukturave kompetente pezullimin e lejes/licencave/autorizimeve për ushtrim veprimtarie për një periudhë gjashtëmujore.”.

Neni 2

Në nenin 44, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.