Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE I”, SISTEMI I FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIME PËR QYTETET LEZHË, GJIROKASTËR, SARANDË DHE FIER”

Ligji nr. 10414, datë 7 prill 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10414
Data e miratimit
7 prill 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 28 prill 2011
Hyn në fuqi
13 maj 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2011-04-28

LIGJ

Nr.10 414, datë 7.4.2011

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW

FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “INFRASTRUKTURA

BASHKIAKE I”, SISTEMI I FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIME PËR

QYTETET LEZHË, GJIROKASTËR, SARANDË DHE FIER”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga

Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e programit “Infrastruktura

bashkiake I”, sistemi i furnizimit me ujë dhe kanalizime për qytetet Lezhë, Gjirokastër, Sarandë

dhe Fier”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6980, datë 20.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.