Ligj

Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre

Ligji nr. 104/2024, datë 19 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
104/2024
Data e miratimit
19 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 14 tetor 2024
Hyn në fuqi
29 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2024-10-14

LIGJ

Nr. 104/2024

PËR PRODHIMIN ORGANIK, ETIKETIMIN E PRODUKTEVE ORGANIKE

DHE KONTROLLIN E TYRE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i rregullave për prodhimin organik lidhur me

certifikimin dhe përdorimin e treguesve, që i referohen prodhimit organik në etiketim dhe reklamim, si

dhe i rregullave për kontrollin zyrtar, përveç sa parashikohet në legjislacionin në fuqi për kontrollet

zyrtare.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për produktet me origjinë nga bujqësia, përfshirë akuakulturën, bletarinë dhe

produktet e prejardhura prej tyre, kur këto produkte prodhohen ose synohen të prodhohen, të përgatiten,

të etiketohen, të shpërndahen, të vendosen në treg dhe të importohen ose të eksportohen si më poshtë:

a) produkte bujqësore të gjalla ose të papërpunuara, përfshirë farat dhe materiale të tjera mbjellëse

dhe shumëzuese bimore;

b) produkte bujqësore të përpunuara për t’u përdorur si ushqim;

c) ushqime për kafshë;

ç) produkte të tjera të lidhura ngushtë me bujqësinë, nëse ato prodhohen ose synohen të prodhohen,

të përgatiten, të etiketohen, të shpërndahen, të vendosen në treg, të importohen ose të eksportohen, të

përcaktuara me urdhër të ministrit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.