Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KONVENTËS SË VITIT 1979 “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË RREZE TË GJATË”, PËR FINANCIMIN AFATGJATË TË PROGRAMIT BASHKËPUNUES PËR MONITORIMIN E VLERËSIMIN E TRANSMETIMIT NË RREZE TË GJATË TË NDOTËSVE TË AJRIT NË EUROPË (EMEP)

Ligji nr. 10422, datë 26 maj 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10422
Data e miratimit
26 maj 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 10 qershor 2011
Hyn në fuqi
25 qershor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2011-06-10

LIGJ

Nr.10 422, datë 26.5.2011

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E

KONVENTËS SË VITIT 1979 “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË

RREZE TË GJATË”, PËR FINANCIMIN AFATGJATË TË PROGRAMIT

BASHKËPUNUES PËR MONITORIMIN E VLERËSIMIN E TRANSMETIMIT NË

RREZE TË GJATË TË NDOTËSVE TË AJRIT NË EUROPË (EMEP)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në protokollin e konventës së vitit 1979 “Për ndotjen

ndërkufitare të ajrit në rreze të gjatë”, për financimin afatgj atë të programit bashkëpunues për

monitorimin e vlerësimin e transmetimit në rreze të gjatë të ndotësve të ajrit në Europë (EMEP).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7012, datë 7.6.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.