PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË TRETË SHTESË TË KONVENTËS EUROPIANE “PËR EKSTRADIMIN”
Ligji nr. 10426, datë 2 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10426
- Data e miratimit
- 2 qershor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 13 qershor 2011
- Hyn në fuqi
- 28 qershor 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2011-06-13
LIGJ
Nr.10 426, datë 2.6.2011
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË TRETË SHTESË TË KONVENTËS
EUROPIANE “PËR EKSTRADIMIN”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli i tretë shtesë i konventës europiane “Për ekstradimin”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7015, datë 13.6.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
PROTOKOLLI I TRETË SHTESË
I KONVENTËS EUROPIANE MBI EKSTRADIMIN
(Strasburg, 10. 11.2010)
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të këtij protokolli, duke pasur
parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është të arrijë një unitet më të madh ndërmjet anëtarëve
të tij;
me dëshirën e forcimit të aftësisë së tyre individuale dhe kolektive për t ’iu përgjigjur
krimit;
duke respektuar dispozitat e konventës europiane mbi ekstradimin (ETS nr.24) e hapur
për nënshkrim në Paris më 13 dhjetor 1957 (më poshtë referuar s i “konventa”), si dhe të dy
protokollet shtesë të saj (ETS nr.86 dhe nr.98), bërë në Strasb urg më 15 tetor 1975 dhe më 17
mars 1978, respektivisht;
duke e konsideruar të përshtatshëm plotësimin e konventës në disa aspekte për të
lehtësuar dhe përshpejtuar procedurën e ekstradimit kur personi i kërkuar jep pëlqimin për
ekstradimin,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.