Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR USHTRIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE”

Ligji nr. 10425, datë 2 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10425
Data e miratimit
2 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 13 qershor 2011
Hyn në fuqi
28 qershor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2011-06-13

LIGJ

Nr.10 425, datë 2.6.2011

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR USHTRIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa e Këshillit të Europës “Për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7014, datë 13.6.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTA EUROPIANE

MBI USHTRIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

STRASBURG, 25.1.1996

Hyrje

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese,

duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është të arrijë unitet më të madh ndërmjet anëtarëve të tij;

duke pasur parasysh konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijëve dhe në veçanti, neni nr.4, i cili i kërkon shteteve palë të marrin të gjitha masat e duhura legjislative, administrative dhe të tjera për zbatimin e të drejtave të njohura në këtë konventë;

duke vërejtur përmbajtjen e rekomandimit 1121 (1990) të Asamblesë Parlamentare mbi të drejtat e fëmijëve;

të bindur se të drejtat dhe interesat më të mira të fëmijëve duhet të promovohen dhe për këtë qëllim fëmijët duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtat e tyre, në veçanti në procedurat familjare që ndikojnë tek ata;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.